Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

11 months ago 21
Reklamë

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në zonën e Pisciarelli, në kufirin midis komunave të Napolit dhe Pozzuoli.

Epiqendra e lekundjes ishte në një thellësi prej 2.6 km.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. 

Tërmeti është ndjerë dukshëm në Napoli ku disa njerëz, nga frika , dolen në rrugë.

Raportimet erdhën nga pika të ndryshme në kryeqytetin e Campania-s, si në zonën kodrinore të Vomero-s dhe në breg të detit, në Posillipo dhe në zonat e qendrës pranë Piazza del Plebiscito .

Tërmeti shkaktoi shumë frikë në zonën e epiqendrës, ku ranë disa rrënoja, veçanërisht në zonën e Agnano-s, por deri më tani nuk ka dëme të konsiderueshme.

Read Entire Article