“Territor i pastër”/ Zbulohen dhe digjen qindra bimë kanabisi në Krujë

1 year ago 22
Reklamë

Policia ka zbuluar nje tjeter siperfaqe te mbjelle me kanabis ne malesite e Krujes.

Ne vazhdim te operacionit “territor i paster”, uniformat blu gjeten te kultivuara 875 bime kanabisi ne fshatin Cudhi Kamp.

Policia beri asgjesimin e tyre permes djegies, mirepo parcela e gjetur e droge eshte ende pa pronar.

Krujë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, faza e 28-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 875 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në terren malor, në një fshat të Krujës.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 28-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë, u gjetën të kultivuara 875 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅

Read Entire Article