Terror dhe frikë në zemër të Khan Younis

10 months ago 8
13:40 10/12/2023

Gaza përballet me katastrofë të paprecedentë humanitare ku 90% e njerëzvë nuk mund të ushqehen

Izraeli urdhëroi banorët të largohen nga qendra e qytetit kryesor jugor të Gazës, Khan Younis dhe goditi serish enklavën gjatë natës.

Dëshmitarët shprehen se në zemër të qytetit jugor të Gazës, Khan Younis ka terror si dhe frikë pasi intesiteti i bombardimeve tanimë është shumë herë më i madh sesa në fillim të luftës. Një sulm ajror izraelit në këtë zona vrau të paktën 10 persona dhe palgosi disa të tjerë. Sipas Tel Avivit më shumë se 250 objektiva që përdoreshin nga Hamas u goditën nga ajri dhe toka, ndërsa autoritetet në Gaza bën të ditur se nga sulmet nuk ishin përjashtuar as civilët dhe shtëpitë e tyre.

Kryeministri i Katarit thotë se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të ushtruar presion ndaj Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim pavarësisht mundësive të ngushta. Nga një forum në Katar Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, u shpreh se dehumanizimi ndaj palestinezëve ka lejuar komunitetin ndërkombëtar të përballojë sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza, ndërsa bëri thirrje që t’i jepet fund ferrit në Gaza. Shefi i OKB-së, António Guterres ka shprehur keqardhje për dështimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kërkuar një armëpushim në Rripin e Gazës  duke thënë se organizata është paralizuar dhe se autoriteti dhe besueshmëria e OKB-së janë minuar rëndë.

Me ushqimin dhe furnizimet mjekësore të pakta, Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së ka kërkuar që të hapet vendkalimi Kerem Shalom me Izraelin për të dërguar ndihma por një gjë e tillë është refuzuar. OKB-ja ka paralajmëruar se gjysma e banorëve të Gazës janë të uritur dhe se 90% e njerëzve në territorin palestinez nuk mund të hanë çdo ditë, si rezultat i rrethimit izraelit.

Zyrtarët e Hamasit në Gaza thonë se Izraeli ka vrarë më shumë se 17,700 njerëz në fushatën e tij hakmarrëse, duke përfshirë më shumë se 7,000 fëmijë, ndërsa mbi 1.9 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, sipas agjencive të OKB-së. Ndërkaq bastisjet vijojnë në Bregun e pushtuar Perëndimor. Të paktën 28 ​​palestinezë, përfshirë një grua, u arrestuan, mes tyre 13 persona në qytetin verior të Tubas. Disa persona u arrestuan gjithashtu në Hebron, Betlehem, Nablus dhe Ramallah.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article