Tesla ka shitur 1.8 milion vetura në vitin 2023

9 months ago 34

Prodhuesi i njohur amerikan i automjeteve elektrike Tesla, ka publikuar numrin e shitjeve të makinave të saj përgjatë vitit 2023.

Tesla ka shitur 1,808,581 automjete në vitin që lamë pas, derisa ka prodhuar 1,845,985, transmeton Telegrafi.

Në tremujorin e katërt Tesla ka prodhuar afërsisht 459 mijë automjete dhe ka shitur 484 mijë sosh.

I kënaqur me këto shifra është shprehur edhe vetë shefi i Tesla-s, Elon Musk, i cili nuk ngurroi të përgëzonte ekipin e prodhuesit të veturave, për këtë vit siç e quajti ai “madhështor”.

Congratulations Tesla team on a great year!! https://t.co/A67Mo9HBTH

— Elon Musk (@elonmusk) January 2, 2024

Musk e bëri reagimin e tij përmes një ripostimi në rrjetin social X. /Telegrafi/

Read Entire Article