Thashethemet thonë se kamera e iPhone 16 do t’i ngjasojë logos së Google Play Store

6 months ago 23
Reklamë

Prezantimi i iPhone 16 mund të jetë ende shumë larg, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të diskutojnë rreth pajisjes.

Kohëve të fundit ka pasur një mori thashethemesh që lidhen me modelin e ardhshëm nga Apple.

Sipas Majin Bu, kamera e iPhone 16 “nuk do t’i ngjajë shumë një fidget spinner, sa do t’i ngjajë një ‘brisku për rrojë’”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, kjo kamerë në formë trekëndëshi duket të jetë jashtëzakonisht e ngjashme me logon e Google Play Store.

Sipas burimeve të informatorit, forma trekëndëshe e kamerës do të lejojë shtimin e më shumë kamerave tjera në të ardhmen.

Por, këto mbeten vetëm thashetheme, dhe ende nuk janë konfirmuar nga vetë gjiganti teknologjik. /Telegrafi/

Breaking news, I had the opportunity to consult different resources and both claim that there will be a change in the design of the new iPhone 16 Pro. It is said that the design will not resemble a fidget spinner as I reported, but will be more similar to a razor, they also say… pic.twitter.com/7DTj7CJYdG

— Majin Bu (@MajinBuOfficial) February 24, 2024

Read Entire Article