“Ti nuk meriton respekt” – Alba përplaset ashpër me Monikën

10 months ago 18

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Monika dhe Alba sot kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën gjatë ditës së sotme.

Alba e akuzoi Monikën se ajo është duke u sjellur keq me Santianën dhe kërkesat e saja ndaj banores.

“Edhe me mua kështu je sjellur”, i tha Alba, Monikës, derisa ajo i tha se as emrin nuk ia kishte përmendur asnjëherë.

“Mu ma ke përmendur emrin disa herë me Azemin dhe Lindën, ti nuk e meriton as të të respektoj”, u shpreh tutje Alba.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i ashpër i Monikës, e cila e quajti Albën fallco.

“Buzëqeshjen e ke fallco, unë ia kam dal me pak, nuk viktimizohem, mos ma përmendi mu këtë fjalë”, ka thënë Monika në anën tjetër.

Kujtojmë që debatet mes banorëve në shtëpinë e famshme kanë qenë të tensionuara
përgjatë ditëve të fundit. /Telegrafi/

Read Entire Article