Tifozët e kombëtares ia marrin isos në Moldavi

11 months ago 42
19:51 16/11/2023

Shqipëria luan të premten një ndeshje që mund të na përcaktojë sërish historinë. Sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë para Tv Klan në orën 18:00, moment kur nis sfida me Moldavinë.

Megjithatë ka nga ata që nuk e lënë kombëtaren as në destinacionin më të largët. Drejt Kishinjevit kanë udhëtuar me dhjetëra tifozë të cilët ia morën edhe isos.

Gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, ishte mes disa prej tyre të cilët në fakt kishin shkuar aty nga Anglia.


“Unë e kam ndjekur kombëtaren dhe kur ne jemi të sigurt për të humbur, por sot shpresojmë edhe me 1 pikë jemi të kënaqur. Shpresojmë që të fitojmë edhe të ikim në gjermani. Ne po përgatitemi si të vemi në Gjermani siç kemi qenë në Francë”, tha një prej tyre.

Një tifoz tjetër kishte ankesa për biletat.

“Të na japin ndonjë biletë o burrë se 300 Euro bileta na morën në qafë. 300 Euro na i shesin në treg të zi. Ne në Shqipëri do vemi prapë në treg të zi me 300 Euro prapë”, u shpreh ai.

Ndeshja Moldavi-Shqipëri do të transmetohet në orën 18:00 në Tv Klan./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article