Timberlake çaktivizon komentet në rrjetet sociale

10 months ago 21
Reklamë
12:52 28/10/2023

Këngëtari ka marrë komente fyese nga fansat e Britney Spears

Mes reagimeve të shumta nga detajet e reja nga jeta private e këngëtares, Britney Spears në librin e ri autobiografik, “The Woman in Me”, Justin Timberlake ka vendosur të çaktivizojë komentet në llogarinë e tij në Instagram.

Media rozë, “Page Six” shkruan se këngëtari i njohur zgjodhi të ndërmarrë këtë veprim për shkak të komenteve të shumta fyese që vërshuan në rrjetet sociale.

42-vjeçari është përballur me kritika të ashpra pas publikimit të librit të këngëtares 41-vjeçare. Spears zbuloi se kishte pësuar një abort për shkak se Justin nuk ishte gati që ish-çifti të bëheshin prindër.

Megjithëse, Timberlake nuk ka folur publikisht për librin më të shitur të Spears, mediat e huaja shkruajnë se ai “nuk është aspak i lumtur” për përmbajtjen e këtij libri.

“Justin nuk ka kontaktuar fare me Britneyn për asnjë nga këto dhe ai nuk do ta bëjë këtë sepse nuk ka asgjë që mund t’i thotë asaj. Justin nuk është aspak i lumtur për atë që është publikuar në këtë libër.”-thotë një burim për tabloidin britanik “Daily Mail”.

Justin Timberlake dhe Britney Spears shijuan një lidhje dashurie nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article