TIRANË, 27 korrik/ ATSH/ “Tirana” është mundur me rezultatin 3-1 nga turqit e “Beshiktash”. Ndeshja e parë e turit të dytë eliminatorë të “Conference League”, pa bardheblutë në një sfidë tejet të vështirë përballë një skuadre me eksperiencë.

Gjigandët e “Beshiktash” pavarësisht se në letër dukej se e kishin të lehtë, sërisht vuajtën përballë bardhebluve. Pjesa e parë e sfidës përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit, ndërsa në pjesën e dytë, skuadra e Orges Shehit ngushtoi shifrat në minutën e 83’ dhe pati dhe rast për barazim. Por turqit arritën në fund të minutave shtesë të gjenin dhe golin e tretë, duke i dhënë skuadrës turke një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit që do të luhet në 3 gusht në “Air Albania Stadium”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.