Tjetër krim brenda familjes/ 49-vjeçari në Fier plagos me armë gruan e tij, e reja futet në operacion

1 year ago 12
Reklamë

Një tjetër krim brenda familjes është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Fier.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në lagjen Sheq i Madh, brenda banesës, burri ka plagosur me armë zjarri gruan e tij, 28-vjeçaren me iniciale N.F.

Aktualisht e plagosura ndodhet në sallën e operacinit në spitalin e Fierit.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Autori i ngjarjes është shtetasi me iniciale L.H, bashkeshorti i saj.

Fier

Plagosi me armë zjarri bashkëshorten dhe u largua nga vendngjarja, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori.

Pas njoftimit të marrë se në lagjen “Sheq i Madh” ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezultoi se shtetasi R. K., 49 vjeç, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen N. F., 28 vjeçe, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën shtetasi R. K. plagosi bashkëshorten e tij.

Shtetasja N. F. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article