Tom Brady shfaq fizikun muskuloz në jahti i tij milionësh nga pushimet në Miami

1 year ago 22

Tom Brady shfaqi fizikun e tij muskuloz javën e kaluar kur nxori jahtin e tij të ri prej 6 milionë dollarësh (5.6 milionë euro) në det të hapur të Miamit.

Qendërmbrojtësi i famshëm i NFL hoqi këmishën e tij për të marr rreze dielli me mbathjet e tij të shkurtra të bardha dhe zinxhirin e gjatë ndërsa zbriste një ngarkesë në jahtin e tij, Tw12ve Angels.

Themeluesi i “TB12” e çoi jahtin nga rezidenca e tij në Indian Creek dhe në marinë ku u pa duke përshëndetur shokët e tij me varkë.

Foto: MEGA

Tom njoftoi në shkurt të 2021 se ai do të përmirësonte jahtin e tij origjinal në një Wajer 77.

Në atë kohë, ai tha gjithashtu se do ta emëronte atë “Viva La Vida” si një homazh për organizatën mjedisore të ish-bashkëshortes Gisele Bundchen, por duket se divorci i tyre e shtyu atë të shkonte në një drejtim tjetër.

Foto: MEGA

Bundchen, paraqiti kërkesë për divorc nga Brady, në tetor 2022 pas 13 vitesh martesë – dhe ish-çifti finalizoi ndarjen po atë ditë.

“ Ne jemi ndarë dhe ndërsa është, sigurisht, e vështirë të kalosh diçka të tillë, ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj vetëm më të mirat për Tomin gjithmonë”, tha ish-modelja e “Victoria’s Secret” në Instagram atë kohë.

Foto: MEGA

Brady ndau një deklaratë të tij duke thënë se ai dhe Bundchen morën vendimin “të dhimbshëm dhe të vështirë” “pas shumë konsiderate”.

“Ne i dëshirojmë vetëm më të mirën njëri-tjetrit ndërsa ndjekim çfarëdo kapitulli të ri në jetën tonë që ende nuk është shkruar”, përfundoi ai.

Foto: MEGA

Ndërsa Bundchen mund të mos bashkohet me Brady në bordin e Tw12ve Angels, aty padyshim do të ketë shumë hapësirë ​​për tre fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article