Tomë Gashi ia zbulon planet Vuçiqit – ja si po i mashtron qytetarët e Serbisë për këtë gjë!

6 months ago 5

Politika

Nga: M.Haziri Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:39

Tomë Gashi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i tij po përgatitet për sulm ndaj Kosovës”.

Ai në një konferencë për media sot në Beograd me ndihmës Sekretarin e Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, James O'Brien, ka deklaruar se “deklarimet për qëllimin e Serbisë për pushtim dhe luftë janë gënjeshtra”.

Nuk na shkon mendja të marrim pjesë në diçka të tillë, kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash”, tha Vuçiq.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai tha që Vuçiqi ka kohë që me gënjeshtra është mbetur në pushtet dhe se në vazhdimsi ka përdorur deklarata luftënxitëse kinse për ta pushtuar Kosovën.

Vuçiq është gënjeshtar dhe me gënjeshtra mbetët në pushtet që 12 vite në Serbi. Normal që brenda Serbisë i përdorë deklaratat luftënnxitëse kinse për ta pushtuar Kosovën në një moment të përshtatshëm po kur vi tek takimi me O’Brien e me gjeneral amerikan në NATO atëherë i kujtohet data 24 mars 1999 dhe me këtë i humbet dëshira për ta pushtuar Kosovën ushtarakisht”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thekson që Vuçiqi e di që Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të veproj si të dëshiroj ai.

Plus Vuçiq si pasues i Millosheviçit e din që Kosova nuk është si në vitet 1998 1999. Tani jemi shtet i pavarur me ushtri e me polici me standarde të NATO-së, përveç kësaj ai e din që po lëvizi me ushtri nga Kosova bëhet NATO & Shqipëri”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article