Top Channel Films/ Në vjeshtë është premiera e prodhimit të parë

1 year ago 29
Reklamë

Top Channel ka nisur një projekt të ri që premton sukses.

Televizioni që gjithmonë kërkon suksesin në fusha të reja, ka nisur të punojë për një sektor të veçantë, prodhimin e filmave.

Prodhimi i parë do të ketë premierën në muajin tetor. Ndërsa në këto momente producenti, stafi realizues dhe aktorët janë duke punuar me xhirimet e tij.

Filmi në kuadër të dashurisë ka bërë bashkë aktorë të njohur të kinematografisë dhe teatrit, por edhe dy rivalët e përbetuar të reality show-t, Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

“Ideja për të nisur Top Channel Films është besoj krejt organike në mënyrën se si erdhën gjërat. Top Media e ka këtë traditë që në fusha të ndryshe të artit të jetë e uritur për të shkëlqyer. I radhës do duhej të ishte medoemos filmi. Top Channel ka prodhuar filma e seriale edhe në të shkuarën. Në kuadër të dashurisë është një rikthim tek diçka që u nis më përpara dhe ngeli kështu si jashtë vëmendjes për disa vite dhe ajo që uroj është që të jetë për gjatë. Erdhi tani sepse koha është tani, vëmendja e të rinjve ndaj kinemasë të re shqiptare dhe ndaj kineastëve është më e madhe”, tha Ledion Liço, producenti i “Në kuadër të dashurisë”.

“Personazhi ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shume të rëndësishëm që e kam përjetuar vetë dhe ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten shumë mirë tek ai rol, e shoh tek ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam në film”, tha Luiz Ejlli.

“Kam përshtypjen që është hera e parë që jam në pozicionin e një babai. Është babai i personazhit kryesor të vajzës. Është një personazh i veçantë, i cili kalon nëpër disa situate të çuditshme, edhe të këndshme por edhe të sikletshme. Unë e shoh personazhin e Jonidës, pra të Olta Gixharit, bijës sime në film, në mënyrë krejtësisht të natyshme sepse unë njihem me Oltën kur ajo ishte student në shkollë. Kështu që nuk kisha asnjë problem në marrëdhënien me të. Unë nuk e njihja më përpara Sarën, por si vajza e dytë e imja, me të vërtetë më krijoi ato ndjesitë e mia të vajzës së vogël. Në përgjithësi këto fëmijët e vegjël. Vajza e vogël, bëhet gjithmonë për babain më e këndshme, më e ëmbël. Këtë marrëdhënie pata edhe në film. Do them të vërtetën, do kisha dëshirë që im bir, Martini, ta kishte një motër”, tha Ndriçim Xhepa

“Unë në këtë film vij si një vajzë e re që quhet Aria. Jam motra e Jonidës që e luan Olta Gixhari dhe vajza e Zamira Kitës dhe Ndriçim Xhepës. E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Unë kur kam qenë më e vogël e kam pasur ëndërr të bëhem aktore. Kam kërkuar shpesh herë edhe për shkolla aktrimi në Los Angeles. Nuk u realizua kurrë si gjë. Me pak fjalë më është plotësuar një ëndërr”, tha Sara Hoxha.

“Unë luaj Vanin, një djalë korçar, biznesmen dhe është kandidat potencial për t’u martuar me Arian. Përfaqëson këtë shtresën e njerëzve që mendojnë se mund ta fitojnë dashurinë me lek”, tha Bes Bitraku.

Top Channel

Read Entire Article