10:05 10/12/2023
Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi tornadot dhe stuhitë e forta përfshinë disa pjesë të Tennessee-t në SHBA.
Mjaft ndërtesa u shkatërruan dhe mjaft qytetarë ngelën pa energji në këtë shtet. Tre nga viktimat u raportuan në një periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i Tennessee-t.
Dy të rritur dhe një fëmijë u vranë në një tjetër qytet, rreth 80 kilometra në veri-perëndim.
Kryetari i bashkisë së qytetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetrrethim që do të vazhdojë edhe sot. 23 persona të tjerë janë shtruar në spital.
Klan News
Të ngjashme