Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë lënduar, pasi një tornado goditi Nashville në Tennesee, SHBA, raporton NBC News.
Në mesin e të vdekurve në Clarksville janë dy persona të rritur dhe një fëmijë, thuhet në kumtesën e Michelle Newell, zëdhënëses së qarkut Montgomery, në afërsi të qytetit që u godit nga tornadoja, transmeton Telegrafi.
23 persona tjerë nga Clarksville janë dërguar në spital për trajtim, pasi ishin lënduar, e zyra për situata të jashtëzakonshme në Neshville ka njoftuar se tre persona tjerë humbën jetën në Nesbitt Lane.
Gjithashtu u raportua “për dëme të mëdha materiale” në atë rajon, e nga kjo zyrë i është bërë thirrje banorëve që të shmangin qëndrimin pranë shtyllave elektrike të tensionit të lartë.
Kryebashkiaku i Nashville, Freddie O’Connell ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka bërë thirrje për evakuim nga zonat e goditura rëndë. /Telegrafi/