Tradhtia e këngëtarit Ozuna, një lidhje jashtëmartesore me një aktore të filmave për të rritur

1 year ago 28
Reklamë
14:38 19/08/2023

2023-shi do të mbahet mend si një vit ku shumica e çifteve të njohur të botës së shoubizit janë ndarë ose janë përfshirë në skandale.

I fundit që i është bashkuar kësaj liste është një nga këngëtarët më të njohur në botë, Ozuna.

Këngëtari portorikan i cili është në një martesë disavjecare me bashkëshorten e tij dyshohet se ka tardhtuar partneren me një aktore të filmave për të rritur.

“Një lidhje që vazhdon prej tetë muajsh e bazuar në gënjeshtra”, deklaroi gazetari Jordi Martin, i cili gjithashtu guxoi të shfaqte bisedat në një aplikacion mes këngëtarit dhe të resë, e cila quhet Claudia Bavel.

“Ndihem e  mashtruar, kemi pasur plane për të ardhmen, kam rënë në dashuri me të dhe ndihem shumë e  tradhtuar prej tij”, tha Bavel e cila shprehet për mediat e huaja se ajo planifikonte të krijonte familje me këngëtarin.

Kujtojmë se gazetari i njohur ishte ndër të parët që foli për detajet e krizës dhe ndarjes mes Gerard Pique dhe Shakirës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article