Tradita e 15 viteve Master në UET, diplomohen rreth 300 studentë në këtë jubile

11 months ago 49
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Rreth 300 studentë Master të Universitetit Europian të Tiranës kulmuan të enjten rrugëtimin e tyre drejt formësimit akademik dhe profesional me ceremoninë e diplomimit. Duke kryer hedhjen tradicionale të kapeleve të kaltra tashmë për ta nis një kapitull i ri në jetë.

Ceremonia e këtij viti kishte si veçanti faktin se përkon me 15-vjetorin e nisjes së programeve të formimit akademik të nivelit të dytë Master pranë UET, një risi e sistemit arsimor shqiptar që erdhi pas implementimit të sistemit të Kartës së Bolonjës.

Në fjalën përshëndetëse Presidenti i UET, Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa, u ndal gjatë te ndryshimet që solli implementimi i sistemit të Bolonjës. Ai tha se falë impaktit pozitiv që solli ky sistem është mundur të zgjerohet ndjeshëm pjesëmarrja e të rinjve në arsimin e lartë, ku tashmë rreth 58% e maturantëve vijojnë programet e studimeve Bachelor.

Si i ftuar nderi, në një fjalim motivues Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi përpara të diplomuarave dhe familjarëve, kujtoi përvojën e tij që nga pasionet fëmijërore, emigrimi në Greqi, e deri te kthimi sërish në Shqipëri, karriera si bankier dhe më tej kalimi në politikë.

Në fjalën përshëndetëse për të diplomuarit Master Rektori i UET Prof. Dr. Tonin Gjuraj kujtoi akreditimin ndërkombëtar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Britaninë e Madhe QAA duke u shprehur se, qasja në UET është gjithmonë të pasurit në qendër të vëmendjes interesin e studentit.

Që prej vitit 2008, kur nisën programet e para Master rreth 7,500 studentë – bashkë me ata që u diplomuan të enjten, kanë tashmë si një lloj pasaporte diplomat e UET, të cilat do t’i shoqërojnë me krenari gjatë karrierës së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article