Një tjetër tragjedi emigrantësh është regjistruar në ujërat grekë. Mediat vendase raportojnë se rojet bregdetare në Rodos kanë gjetur katër viktima, të gjithë emigrantë.
Nga të dhënat e para janë gjetur 25 persona që ndodheshin në gomone, ndërsa kërkimet ende vijojnë.
Në hetim janë përfshirë një gomone patrullimi e rojes bregdetare, dy avionë dhe një mjet tokësor./vizionplus.tv