Tragjedi në Brazil, vdesin dy pilotë

1 year ago 16
19:35 28/08/2023

Në kampionatin Kombëtar për motorë, dy garues moren dëmtime fatale në pistë

Sporti i motorëve në Brazil është në zi! Si pasojë e një aksidenti në Moto 1000 GP, kampionatin kombëtar, dy pilotë 42 dhe 38 vjeç humbën jetën.

Aksidenti ndodhi kur sapo kishin nisur testet e garës dhe ishte pothuajse fundi i xhiros së parë.

André Verissimo Cardoso rrëshqiti me motorin e tij dhe piloti ra, por në momentin kur po tentonte që të largohej u përplas nga një motor që po vinte me shpejtësi, që drejtohej nga 38-vjeçari Erico Verissimo da Rocha.

Që në momentet e para pas aksidentit, u pa se gjendja e të dy pilotëve nuk ishte e mirë.

Ata u dërguan menjëherë në spital për ndihmën mjekësore, por nuk arritën që të mbijetonin si pasojë e plagëve të mira.

Organizatorët e ndëprenë menjëherë garën, ndërsa më pas vendosën që të anulojnë të gjitha aktivitetet për raundin e katërt të kampionatit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article