Tragjike në Greqi, futbollisti i njohur gjendet i pajetë në pishinë

1 week ago 30

Një tragjedi e patregueshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Glyfada , kur futbollisti i Panathinaikos George Baldock është gjetur pa ndjenja në pishinën e shtëpisë së tij. Pak më vonë, vdekja e Baldock u konfirmua nga mjeku

Sipas mediave greke, bashkëshortja e futbollistit, e cila ndodhet në Angli, e ka kërkuar për shumë orë, pa mundur ta lokalizojë, për pasojë ka kontaktuar me pronarin e vilës ku 31-vjeçari jetonte, duke i kërkuar që të shkojë dhe të shohë se çfarë kishte ndodhur.

Dhe kështu ndodhi, pasi burri ka pikasur 31-vjeçarin pa ndjenja në pishinë dhe ka thirrur menjëherë urgjencën, e cila ka shkuar në vendngjarje.

Sipas informacioneve të para, fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë, nuk ka pasur zhurmë.

Futbollisti ndodhej në Athinë, pasi nuk mori pjesë në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjen e Anglisë në Wembley. Trupi i tij nuk ka shenja, plagë apo mavijosje. Kur ambulance mbërriti në vendngjarje, policia, sipas informacioneve, kishte nxjerrë nga fundi i pishinës trupin Baldock, i cili kishte veshur rroba banje. /vizionplus.tv

Read Entire Article