Tragjike në Lipjan/ Gjendet e pajetë familja

1 year ago 26
Reklamë

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit rreth orës 16:30.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Përndryshe, KosovaPress mëson se është akt brenda familjes Bekteshi, ku janë gjet të vdekur burrë e grua, si dhe djali i tyre, i moshës së rritur dhe ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti.

Top Channel

Read Entire Article