Transportonin lëndë narkotike me varkë nga Pogradeci drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohen 4 persona

1 year ago 19
Reklamë

Katër persona janë në pranga, pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga liqeni i Pogradecit drejt Maqedonisë së Veriut. Policia njofton se ka sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis, si dhe varkën e peshkimit me të cilën kryhej transporti.

Katër të arrestuarit transportonin lëndën narotike nga fshati Lin drejt Maqedonisë së Veriut kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.

Ata siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin, Pogradec.

Gjithashtu policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 4 celularë.

Read Entire Article