Trazirat në Dublin, 34 persona të arrestuar pas protestave të dhunshme në qytet

10 months ago 6

Pas një sulmi të armatosur që ndodhi në Dublin të Republikës së Irlandës, ku mbetën të plagosur pesë persona, tre prej të cilëve fëmijë, shpërthyen trazira.

Demonstruesit kanë dalë në vendngjarje dhe janë përplasur me policinë.

Mediat raportojnë se në protesta janë arrestuar 34 persona, transmeton Telegrafi.

Some protesters in #Dublin smash windows and loot stores

Videos and photo: @adrianweckler pic.twitter.com/V1tcUhEN0m

— NEXTA (@nexta_tv) November 23, 2023

“Këto janë skena që nuk i kemi parë me dekada, por ajo që është e qartë është se njerëzit janë radikalizuar përmes mediave sociale dhe internetit”, tha komisioneri aktual i Garda-s në republikën irlandeze, Drew Harris.

Ai shtoi se nga trazirat janë dëmtuar dhe plaçkitur 13 dyqane, dhe janë shkatërruar 11 automjete të policisë si dhe tre autobusë.

Disa oficerë gjithashtu u lënduan nga demonstruesit teksa po mundoheshin të mbanin nën kontroll protestën. /Telegrafi/

Read Entire Article