​Tre britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, lëndohet njëri prej tyre

1 year ago 17
Reklamë

Tre persona me shtetësi britanike kanë raportuar se janë sulmuar me armë zjarri, ku si pasojë njëri nga ta ka marrë lëndime të lehta trupore.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të pistoletës.

“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë”, thuhet aty.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 1:50.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Top Channel

Read Entire Article