Tre të vdekur dhe të tjerë të lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një “kioskë” në Dyseldorf të Gjermanisë

4 months ago 12
Reklamë

Në mes të natës, një “kioskë” e integruar brenda një ndërtese apartamentesh në Dyseldorf shpërtheu në flakë.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tre persona kanë gjetur vdekjen dhe janë lënduar disa të tjerë – dy prej të cilëve të lënduar rëndë.

Autoritetet kanë njoftuar se shkaku i zjarrit, i cili përfshiu “kioskën”, ende nuk dihet.

📟Feuermeldung📍#Flinger|Nord

In der Nacht brannte ein Kiosk: Das Feuer griff auf ein Wohnhaus über, #FwDus rettete 10 Bewohner. Für drei Menschen kam jede Hilfe zu spät!
▶️https://t.co/Op9iBN9Bur pic.twitter.com/6E0T9OlLjH

— Feuerwehr Düsseldorf (@BFDuesseldorf) May 16, 2024

Me të mbërritur në vendngjarje rreth orës 2:30 të mëngjesit, reaguesit e parë kanë ofruar ndihmë mjekësore për gjithsej 16 persona dhe i kanë transportuar në spital.

Të alarmuar, thuhet se njerëzit thërrisnin për ndihmë ndërsa qëndronin në ballkone.

Pavarësisht shuarjes me sukses të zjarrit, ndërtesa ende po monitorohet për çdo rrezik të mundshëm të sigurisë. /Telegrafi/

Read Entire Article