Trendi më i ri i veshjes/ Xhaketa sportive dhe mbathje, stili i preferuar i yjeve botërore

1 year ago 70
Reklamë

Fund apo pantallona? Kur jeni në dyshime, mos vishni asnjërën.

Nën një xhaketë sportive apo një pulovër bon ton, të brendshmet tashmë po pushtojnë skenën. Ky stil i shfaqur në pasarela nuk u prit  me entuziazëm nga shumë yje hollivudianë.

Të parat që e përqafuan këtë trendin pa hezitim ishin: Kendall Jenner, Hailey Bieber, më e guximshmja nga të gjitha, Julia Fox dhe paraardhësja e must në Itali, Chiara Ferragni. Nga ana tjetër, edhe Miuccia Prada, stiliste dhe biznesmene miliardere italiane është shprehur: Po të isha më e vogël, do dilja me brekë!

Supermodelja Kendall Jenner, prej disa kohësh po zotëron këtë  trend. Në fakt, trendi pa pantallona duket se është një lajtmotiv në veshjet e saj provokuese për të nxjerrë në pah këmbët e saj. Si një eksperte e vërtetë, ajo doli në rrugët e Nju Jorkut javën e kaluar e veshur me një xhaketë sportive blu dhe këmishë të bardhë të zbërthyer me të njëjtën gjatësi, pra pak poshtë ijeve.

Top Channel

Read Entire Article