Treshja e yjeve në futbollin anglez, e vendos Leo Messin në fronin e ‘Mbretit’!…

2 hours ago 25

Për shumë ekspertë të futbollit dhe me vite përkushtimi ndaj lojës së bukur, Leo Messi vazhdon të jetë më i miri dhe më i madhi nga të gjithë futbollistët.

Në podkastin e njohur ‘The Rest Is Football’, ish-ndërkombëtarët anglezë Gary Lineker, Alan Shearer dhe Micah Richards, ndanë të njëjtin mendim për sulmuesin 37-vjeçar argjentinas, i cili ende ‘luan’ në Inter Miami: ai është ende më i miri nga të gjithë!

Në një program special, duke iu përgjigjur pyetjeve të dërguara nga fansat e podcast-it, treshja nuk shprehu asnjë dyshim.

Nëse Shearer ishte i thatë, kur thjesht e quajti kampionin aktual të botës, si më të mirin që ka parë ndonjëherë, Lineker shkoi më thellë: “Leo Messi është lojtari që dua të shoh gjithmonë. Askush në botë nuk e ka marrë mantelin e mbretit që ai vesh. Ai sheh gjëra që askush tjetër nuk i sheh”.

Në mbyllje, Micah Richards përforcoi: “Jam dakord. Messi ende bën gjëra që lojtarët e tjerë nuk i bëjnë. Prekja e tij, teknika, aftësia për të shënuar, saktësia e pasimeve… Ai vazhdon të jetë më i miri”.

Read Entire Article