Tri hulumtuesit kryesor të OpenAI japin dorëheqje pas shkarkimit tronditës të Sam Altman si CEO

10 months ago 15
Reklamë

Tri dorëheqje të reja nga kompania më e madhe e inteligjencës artificiale OpenAl, erdhën si rezultat i shkarkimit të shefit ekzekutiv, Sam Altman.

Ky i fundit, si bashkëthemelues i OpenAl prej vitit 2015, u pushua nga puna të premten, businessinsider.

Raportohet se si rrjedhojë e shkarkimit të tij erdhën edhe tre dorëheqje tjera. Jakub Pachocki, drejtor i kërkimit në OpenAl; Aleksander Madry, kreu i një ekipi që analizon rreziqet e Al; dhe Szymon Sidor, studiues i firmës, i cili ishte angazhuar para shtatë vjetëve në kompaninë amerikane.

Gjithashtu edhe bashkëthemeluesi dhe presidenti i OpenAI, Greg Brockman, tha se do të largohej nga kompania.

“Super krenar për atë që ne të gjithë kemi ndërtuar së bashku, që kur filluam në apartamentin tim 8 vite më parë…por bazuar në lajmet e sotme, unë do largohem”, shkroi Brockman në rrjetet sociale.

Brockman tha se shkarkimi i shefit ekzekutiv, kishte ndikuar edhe në rolin e Ilya Sutskever, një prej bashkëthemeluesve të kompanisë dhe shkencëtari kryesor i saj.

Raportohet nga mediat se Sutskever nuk ishte dakord me vendimin e bordit dhe është përpjekur të qetësojë stafin, por pa rezultat.

Ndryshe, nën mandatin e Altman, OpenAI prezantoi chatbotin pionier të AI ChatGPT dhe siguroi 10 miliardë dollarë investime nga Microsoft.

Sidoqoftë kompania vazhdon të funksionojë dhe ka prezantuar versionin e saj më të përditësuar të ChatGPT.

Ndryshe, inxhinierja shqiptare, Mira Murati është zgjedhur CEO e përkohshme e kompanisë amerikane OpenAI. /Telegrafi/

Read Entire Article