Tri koncerte recitale në Poloni nga Lule Elezi

4 months ago 6
Reklamë

Pas koncertit të suksesshëm mbajtur në Universitetin e Varshavës, nën organizimin e shkëlqyer të Ambasadorit Drilon S. Gashi dhe me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lule Elezi është ftuar sërish në Poloni nga tri institucione polake për tri koncerte recitale përpara një audience të mrekullueshme.

“Muzika buron e rrjedh gjithmonë nga shpirti, por në këto koncerte çdo notë do t’ia kushtoj me zemër babait tim, i cili u nda nga jeta së fundmi” ,tha Lulja në postimin e saj në FaceBook.

Më tutje ajo vazhdoi: “Dëshira e tij ishte të vazhdoj të luaj piano e të emocionoj publikun me interpretimet e mia, kësisoj unë do e përçoj magjinë e muzikës në çdo frymëmarrje timen”. /Telegrafi/

Foto: Lule Elezi
Read Entire Article