Tronditëse: Drenusha Latifi zbulon fotografitë që dëshmojnë dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti

7 months ago 6

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo së fundmi ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Fotografitë ajo i ka zbulua gjatë një intervistë të dytë për emisionin “Kosova Today”, ku shikuesit kanë ngelur të shtangur me pamjet që ajo i ka bërë publike.

Këngëtarja e hitit të dikurshëm “Pasoja dashurie” ka theksuar se këto imazhe janë realizuar në Sarandë gjatë pushimeve, kur ai kishte tentuar të merrte një kredi në emër të saj, por banka nuk ia kishte aprovuar dhe i gjithë mllefi i tij ishte shprehur mbi bashkëshorten.

Drenusha përndryshe ka qëndruar e martuar me Atillan për afro tetë vite, dhe bashkërisht kanë jetuar me dy fëmijët e tyre, Ynwan dhe Zakun në Suedi.

Ajo tani është kthyer në Kosovë dhe te familja e saj, ku edhe institucionet e vendit i kanë dhënë urdhër-mbrotje nga ish-bashkëshorti. /Telegrafi/

Read Entire Article