Truproja ‘hot’ i Taylor Swift rrëmben të gjithë vëmendjen gjatë turneut në SHBA

1 year ago 67
Reklamë

Një video e këngëtares Taylor Swift është brë virale, ndërsa ndodhet në një turne në SHBA.

Ajo shihet duke përshëndetur me entuziazëm fansat teksa del nga skena, ndërsa truproja e saj vigjilent ‘skanon’ stadiumin për rreziqe.

Kjo video u shpërnda nga një fans në  TikTok dhe fitoi një mori rishpërndarjesh dhe komentesh nga fansat e Taylor duke komentuar pozitivisht truprojën.

“thanks so much for coming” 🥹 pic.twitter.com/0Vjld6hhoE

— marley 🪩 (@marleyharper) July 9, 2023

Fansat besnikë të këngëtares kanë duartrokitur truprojën e saj për mbrojtjen e këngëtares.

“Roje sigurie! Faleminderit që jeni gjithmonë vigjilentë dhe që mbroni Taylor! Ju e dini se ai me siguri i ka parë të gjitha videot virale të artistëve duke hedhur gjëra mbi ta. Ai duket i gatshëm për të shuar çdo kërcënim në çdo sekondë!”, shkroi një fans.

Aktualisht Taylor po zhvillon turneun e saj të gjashtë botëror, për të promovuar albumin, Midnights dhe festuar të gjitha ‘epokat e saj muzikore’.

Turneu “Eras” filloi më 17 mars në Glendale, Arizona dhe është planifikuar të përfundojë më 26 nëntor në São Paulo, Brazil .

Top Channel

Read Entire Article