Tullumbacja me oksid azoti që po rrezikon të rinjtë, Balla jep lajmin: Policia ka ndaluar disa persona që sjellin ilegalisht substancën në Shqipëri

11 months ago 10
Reklamë

Policia e Shtetit ka ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të një substance të rrezikshme, si tollumbacja me oksid azoti në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Reagim i Balles:
🇦🇱 Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tullumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.

#paketaesigurisënëshkolla😍🇦🇱

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article