Turistët italianë gjejnë portofolin me lek në rrugë/ E dorëzojnë në komisariatin e policisë së Lushnjes

1 year ago 9
Reklamë

Dy turistë italianë kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash, teksa kanë qenë duke udhëtuar në Lushnje.

Turistët, e kanë dorëzuar portofolin në komisariatin e policisë, dhe më pas iu dorëzua pronarit.

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.

Lushnjë/Turistët italianë gjejnë portofolin me lekë dhe dokumente të tjera personale të një shtetasi shqiptar dhe e dorëzojnë menjëherë në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Policisë i dorëzojnë këtij shtetasi, portofolin që kishte humbur në qytetin e Lushnjës.

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë, një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit. 

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.

Read Entire Article