Turisti britanik pas të shtënave në Pragë: Isha me fat që shmanga sulmin

10 months ago 7

Chris Lock nga Bodmin Cornwall, i cili ndodhet në Pragë me gruan e tij çeke Milena, tregoi se sa me fat ka qenë në momentin që ndodhën të shtënat.

Ai zbuloi se bashkëshortja e tij kanë qenë shumë pranë të shtënave, ndërsa ka qenë kjo e fundit që ka kërkuar që të shkojnë në një lokal aty pranë.

Dje ishim duke vizituar Pragën. Pamë Universitetin, shkuam drejt tij dhe hymë. Pastaj gruaja ime tha se ka një kafene të bukur ku shkojnë studentët, le të shkojmë dhe të pimë një pije atje”, thotë Lock për BBC.

Ata kanë qëndruar në kafene për disa minuta, por nuk kishte tavolina në dispozicion.

“Ndërsa dolëm jashtë, u përballëm me një oficer policie që bërtiste ‘ikni, ikni tani njerëzit po qëllohen’. Dhe në këtë moment ne pamë njerëz të pushtuar nga paniku që vraponin pranë dhe pranë nesh. Ne sinqerisht besojmë se nëse nuk do të kishim vendosur të shkonim në kafene, mund të kishim qenë viktima. Ne e konsiderojmë veten si shumë me fat”, shtoi më tej ai.

Top Channel

Read Entire Article