Turistja humb jetën në mal/ Gruaja 31-vjeçare gjermane rrëzohet e bie në greminë

11 months ago 27
Reklamë

Një turiste gjermane, e cila ishte duke u ngjitur në malet e Dukagjinit, ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë duke humbur jetën.

31-vjeçarja shoqërohej nga një tjetër shtetas gjerman i cili nuk ka patur probleme.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por një prej dyshimeve kryesore mbetet pakujdesia gjatë ecjes në terrenin e vështirë malor.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, bashkë me shërbimet e specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të turistes.

Read Entire Article