Turistja Taylor Swift

6 months ago 8
Reklamë
15:00 22/02/2024

Taylor Swift ndodhet në Australi me rastin edhe të koncerteve që ajo do të zhvillojë në kuadër të turneut Eras Tour. 34-vjeçarja ka shfrytëzuar rastin që edhe të vizitojë kopshtin zoologjik të Sydney, së bashku me ekipin e saj. Ky kopsht zoologjik, i cili ndodhet rreth 40 minuta larg qendrës së qytetit është shtëpia e më shumë se 4,000 kafshëve, duke përfshirë koalat dhe kangurët.

Pas vizitës në kopshtin zoologjik ajo u kthye në dhomën e saj të një hoteli luksoz. Suita ku besohet se qëndron këngëtarja kushton 38,000 dollarë në natë. Këngëtarja do të ketë edhe mbështetjen e të dashurit të saj Travis Kelce, pasi ai mbërriti së fundmi në tokën australiane përmes një avioni privat.

Swift dhe Kelce kanë udhëtuar shpesh nëpër botë për të mbështetur karrierën e njëri-tjetrit. Pas katër koncerteve të fundit në Tokio, Swift fluturoi në Las Vegas për të parë ndeshjen e Super Bowl dhe për të mbështetur të dashurin e saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article