Turizëm edhe në tetor, kroçerat vizitojnë edhe në vjeshtë Durrësin, ja sa është impakti në buxhet nga ky sektor

1 month ago 26

Kalendari sapo ka shënuar ditën e parë të tetorit, por krocierat në portin e Durrësit vazhdojnë të sjellin turistë të huaj.

Megjithëse muajt e vjeshtës konsiderohen si sezon i ulët, rreth 500 turistë amerikanë kanë mbërritur në qytetin bregdetar me kroçierën “Seven Seas Voyager”. Pavarësisht se jemi në tetor, kjo nuk do të jetë kroçiera e fundit e këtij viti.

Krahas siteve arkeologjike dhe historike të qytetit 3000-vjeçar, turistët do të vizitojnë edhe destinacione të tjera të turizmit kulturor si Kruja, Tirana, Berati etj.

Në ndryshim nga viti i kaluar, numri i kroçierave që këtë vit kanë ndaluar në portin më të madh në vend ka qenë më i vogël.

Sipas kapitanerisë së portit, kjo ka ndodhur për shkak se prenotimet janë bërë në periudhën e pandemisë, kur shumëkush hezitonte të merrte pjesë në udhëtime në grup.

Sipas të njëjtave burime,, në vitin 2025 parashikohet një rritje me 20% e numrit të krocierave turistike.

Në 8 muajt e parë të këtij viti, 450 jahte dhe megajahte e kanë vizituar portin e Durrësit, duke i sjellë arkës së shtetit të ardhura rekord nga taksa e karburantit.

Më shumë se 1 miliardë lekë të reja janë mbledhur nga janari në gusht, ndërkohë që deri në fund të vitit shifra pritet të rritet edhe më tej, pasi superjahtet e pasanikëve botërorë e vizitojnë Durrësin për t’u furnizuar me naftë pa akcizë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article