Tyra Banks me pamje perfekte në moshën 50-vjeçare

6 months ago 7
Reklamë
21:15 27/02/2024

Modelja e njohur ka ndarë foto pa make-up në rrjetet sociale

Kur është fjala për Tyra Banks vitet e moshës janë thjesht numra.

Fansat e modeles u surprizuan nga fotot e reja të saj të shpërndara në rrjetet sociale ku shihet pa make-up duke u vërtetuar atyre se mund të kesh një pamje shumë të mirë fizike edhe në moshën 50-vjeçare.

Prezantuesja e America’s Next Top Model mbushi 50 vjeç në dhjetor, por para ditëlindjes së saj foli për mënyrën se si ndihej për vitet e moshës.

“Kur isha më e re, 50 vjeç më dukej një moshë për gjyshet. Tani shikoj Jennifer Lopez, shikoj Halle Berry,  Jennifer Aniston dhe them: “Çfarë dreqin janë të 50-at?,  është shprehur ajo.

Fiziku i Tyra është transformuar dukshëm që kur ajo tërhoqi për herë të parë vëmendjen e botës në vitet 1990, por fansat i kanë mirëpritur ndryshimet e trupit ndër vite duke i dhënë komplimente të shumta.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article