Tyson Fury mbetet i pamposhtur, fiton vetëm me pikë, rivali debutues e hodhi në tapet në raundin e tretë

1 year ago 20

Boksieri britanik Tyson Fury fitoi vetëm me pikë duelin e ndaj kamerunasit Francis Ngannou. Sfida e zhvilluar në Arabinë Saudite ishte mjaft e bukur, e ekuilibruar në të 10 raundet, ku të dy boksierët mund ta fitonin atë. Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Fury, ndërsa një gjyqtar i dha fitoren Ngannou.

Kamerunasi, që debutonte në ring, shpresoi te fitorja, sidomos pasi hodhi Fury në tapet në raundin e tretë, por nuk ia doli dot mbanë. Nga ana tjetër, Fury u duk sikur donte të kontrollonte rivalin në distancë, duke fituar shumicën e raundeve, por pa dhënë atë që pritej.

Mungoi sulmi i fortë dhe agresiv i britanikut, që më së shumti ruajti energjitë edhe pse nuk e kishte të sigurtë fitoren. Ngannou synonte fitoren, por edhe me këtë rezultat mbeti i kënaqur, pasi donte t’i tregonte botës se di të boksojë.

Read Entire Article