Mëngjesin e kësaj të premteje, në ish-kombinatin metalurgjik, ka humbur jetën gjatë punës një shtetas indian. 45-vjeçari dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune. Si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.