U akuzua në SPAK nga Beleri, kalon për gjykim dosja e Jorgo Goros

2 hours ago 31

Ka kaluar për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Burime për gazetaren e Vizion Plus, Blerina Cene, bëjnë me dije se GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e Goros, i akuzuar për tjetërsim prone.

Kujtojmë që Goro kallëzua nga Fredi Beleri në SPAK për tjetërsim pronash në kohën kur drejtonte Bashkinë e Himarës.

Ndërkohë Goro dhe avokatët e tij kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Read Entire Article