U dhunua nga agresorët në Malin e Zi, zbulohet dëshmia e të riut: Nuk i provokuam, na goditën në kokë dhe trup

9 months ago 43

Sapo ka mbërritur në banesën e tij në fshatin Vërdovë, Doris Kopaçi, një prej të rinjve që përjetuan sulmin e agresorëve në Mal të Zi.

Gazetarja Lorena Kodra ka zbuluar se nga gjendja e tij e traumatizuar ai nuk ka pranuar të flasë me mediat por jashtë kamerave ka thënë për gazetarët se as ai e as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët.

Sipas tij kanë qenë këta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye.

Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopacit nuk janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article