U dhunua nga djali dhe nusja, pajiset me urdhër mbrojtje e moshuara në Tiranë, arrestohet i biri

3 hours ago 23
Reklamë

Një tjetër ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në kryeqytet. Një 74-vjeçare është paraqitur në komisariat, më 19 shtator, duke denoncuar djalin dhe nusen e tij.

E moshuara iu tregoi uniformave blu dhunën e ushtruar ndaj saj, gjë të cilën e konfirmoi edhe ekspertize mjeko-ligjore.

Pasi konfirmimit, policia vuri në pranga djalin e saj, ndërsa nisi procedimin penal për bashkëshorten e këtij të fundit.

Reja e të moshuarës nuk mund të arrestohet për shkak të fëmijëve të vegjël, për të cilët duhet të kujdeset.

Megjithatë ajo akuzohet nga policia për dhunë në familje por edhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, e moshuara është pajisur me urdhër-mbrojtje nga unifromat blu./vizionplus.tv

Read Entire Article