U dhunua për vdekje, e motra e viktimës ngre akuza të forta: Janë disa vrasës, çfarë na tha policia

1 month ago 7
Reklamë

E motra e viktimës së dhunës në Pogradec, Jona Proga, ka ngritur akuza të forta ndaj organeve ligjzbatuese, të cilat i bën palë në vrasjen e vëllait të saj.

Në një prononcim për mediat, ajo thekson se fillimisht familjes iu tha se viktima është rrëzuar, por shenjat në trupin e tij dëshmonin të kundërtën.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo theksoi se ambulanca është vonuar, gjë e cila ishte fatale për fatin e vëllait të saj.

“Dallohej qartë që ishte i dhunuar por nuk thuhej nga askush që ishte bërë një vrasje. E kishin masakruar në tufë dhe hedhur në rrugë. E kishin braktisur dhe e kishin lënë, ambulance kishte shkuar me vonesë, ishte lajmëruar prej gjysmë ore. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin. Ai mbase ishte gjallë dhe mund të shpëtonte. Egli ishte njeriu më i mirë, çuni më i dashur, ishte familjar dhe punonte shumë. Sa mbylli lokalin e tij mund ta kenë provokuar, mund ta kenë ngacmuar dhe pastaj e kanë vrarë. Ishte vrasje në bashkëpunim, ishte në bashkëpunim me shtetin që ka pritur, ka fshehur ngjarjen”, shprehet ajo.

Ajo thekson se vendi ku i vëllai u gjet i shtrirë e me plagë të shumta nuk u trajtua si skenë krimi, ndaj sipas saj ka shumë vrasës dhe jo vetëm një.

Ajo kërkon drejtësi dhe shprehet e vendosur se askush nuk do të mundet t’i shpëtojë përgjegjësisë.

“Aty kalonin  makina, nuk kishte shirita, njerëzit pinin kafe. E bënë me gjakftohtësinë më të ftohtë. Ka shumë vrasës, nuk është një vrasës. Kjo sapo ka filluar dhe askush mos zgjasë duart të bëhet palë, nëqoftë se dikush guxon të bëhet pjesë e padrejtësisë e gënjen mendja. Kërkoj të hetohet çdo gjë në detaje. Çdo kafshë, çdo bastard që e ka parë këtë masakrim duhet të mbajë përgjegjësi!”, shton ajo./vizionplus.tv

Read Entire Article