Një grup grash indiane dogjën shtëpitë e dy burrave të cilët u akuzuan për abuzim me gratë.
Ata kishin shpërndarë edhe një video ku dukeshin gratë që poshtëroheshin dhe detyroheshin të dilnin pa rroba në rrugë. Video shkaktoi shumë zemërim veçanërisht tek gratë të cilat morën hak.
Ngjarja erdhi pas një konflikti të mëparshëm mes indianëve Hindu Meitei dhe të krishterëve Kuki në shtetin e Manipur në Indi. Konflikti la pas 120 viktima. Gratë nga komuniteti Hindu Meitei treguan zemërimin e tyre pas shfaqjes se të mërkurën të videos poshtëruese, e cila tregon dy gra të krishtera kuki që detyrohen të zhvishen lakuriq dhe më pas talleshin dhe ngacmoheshin nga burrat Hindu Meitei.
Policia arrestoi katër të dyshuar të enjten, por në të njëjtën ditë, një grupim i grave Meitei të njohura si Nënat e Manipurit, u nisën për të djegur shtëpitë e dy prej të akuzuarve.
“Ne dënojmë dhunën ndaj grave dhe kjo është arsyeja pse ne duam dënimin me vdekje, Kjo është arsyeja pse ne ia shkatërruam shtëpinë.”
India është përgjithësisht tradicionaliste, konservatore dhe patriarkale, por Meitei kanë një histori të aktivizmit të grave, me gratë që kanë një rol më të spikatur në shoqëri se kudo tjetër. Një nëna e një prej djemve të akuzuar tha se kishte sjellë në jetë një djalë “të llastuar”.
Shtëpia e saj gjithashtu u dogj. Grupimi i grave është aq i fortë dhe organizuar sa shpesh ka ndalur edhe aksionet e policisë apo ndërhyrjet e ushtrisë
Top Channel