U godit me thikë në qafë/ Momenti i plagosjes së liderit të opozitës së Koresë së Jugut

10 months ago 37

Tashmë kanë dalë në media edhe momenti i plagosjes së liderit të opozitës së Koresë së Jugut, i cili u goditu me thikë në qafë teksa po vizitonte qytetin port të Busanit.

Në mes të turmës shihet një person që i afrohet dhe më pas e godet. Ndërkohë truprojat dhe të pranishmit reaguan menjëherë.

Lee Jae-Myung, i cili në vitin 2022 ishte kandidat i së majtës për president, u transportua menjëherë drejt spitalin përmes një helikopteri dhe ndodhet në një gjendje kritike.

Agresori është arrestuar dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë për të treguar motivet e sulmit.

Sulmi sipas mediave koreane ishte i mirëmenduar pasi agresori është identifikuar si pjesëmarrës në një tjetër takim të Lee Jae-Myung muajin e shkuar në të njëjtin qytet.

Agresori liderit të opozitës iu afrua me pretekstin e kërkimit të një autografi dhe e goditi menjëherë me një thikë.

Lee Jae-Myung është një avokat i drejtave të njeriut, i përfshirë në politikë në vitin 2005 dhe në 2010 u zgjodh kryetar bashkie për qytetin e  Seongnam.

Në 2022 ai humbi ngushtësisht me rivalin për postin e presidentit. Presidenti Yoon Suk Yeol  e dënoi sulmin dhe e quajti të papranueshëm.

Koreja e Jugut ka ligje strikte për armët e zjarrit por ka një histori dhune ndaj politikanëve të goditur me lloje të tjera armësh.

Top Channel

Read Entire Article