U kap me 15 kg kokainë, përfundon në pranga i riu shqiptar në Itali

2 hours ago 15

Policia e Bolonjës arrestoi një 27-vjeçar shqiptar, banues në zonën e Milanos, pasi zbuloi se mbante 14 pako me mbi 15 kilogramë kokainë, vlera e së cilës në tregun e zi kalon 1 milionë euro.

I riu ishte ndaluar në autostradën A14, kur efektivët konstatuan një Fiat Tipo të denoncuar për një borxh tatimor mbi 25 mijë euro nga pajisja e leximit të targave të lidhur me bazat e të dhënave.

Mjeti është ndalur në zonën e servisit Pioppa Ovest dhe gjatë kontrolleve drejtuesi i mjetit ka qenë nervoz. Si rezultat, ai u dërgua në komandën e nënseksionit të policisë rrugore të Bolonjës për hetime të mëtejshme.

Pikërisht aty oficerët zbuluan drogën, të fshehur në një ndarje në bagazh, të aksesueshme vetëm duke hequr disa pjesë plastike dhe metalike. Në këtë moment, i riu është arrestuar dhe është sekuestruar lënda narkotike, e destinuar për tregun rajonal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article