U kap me mbi 1 kg kanabis në makinë/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë (EMRI)

1 year ago 15
Reklamë

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drogë. Pas një kontrolli, policia i gjeti Gentjan Demirit një pako me kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në kërkim u shpall edhe një 35 vjeçar, si bashkëpunëtor me të arrestuarin.

Pas verifikimeve, rezultoi 35-vjeçari ishte me masë “Arrest në shtëpi”. Demiri akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transportimi”, për goditjen e shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.

Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 1 kg e 600 gramë.

Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari që po transportonte pakon me lëndë narkotike, me automjet.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Transportimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjuthashtu u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Irfan Tomini”, automjetin me drejtues shtetasin G. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article