U kapën me drogë, në pranga dy persona në Greqi, njëri prej tyre shqiptar

2 hours ago 25

Dy persona, një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia e Athinës, pasi janë kapur me drogë.

Gjatë kontrollit të automjetit të dy të dyshuarëve në zonën e Agio Pantaleimonas, policia gjeti 7 kilogramë e 875 gram marijuanë, të ndara në 4 pako.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe 35.2 gram marijuanë, 2 peshore elektronike precize, një numër pakosh najloni dhe shuma prej 1130 euro cash.

Sipas medieve të huaja, dy personat janë dërguar në Prokurorinë kompetente. /vizionplus.tv

Read Entire Article