U kishin dhënë melatoninë fëmijëve, pronarja e një kopshti dhe tre punonjësit arrestohen nga policia amerikane

4 months ago 7
Reklamë

Pronarja dhe tre punonjësit e një kopshti fëmijësh në New Hampshire të SHBA-ve po ballafaqohen me drejtësinë, nën akuzën se u kishin hedhur melatoninë në ushqim fëmijëve.

Sally Dreckmann, 52-vjeçe, pronare e kopshtit dhe tre punonjësit Traci Innie, 51, Kaitlin Filardo, 23 dhe Jessica Foster, 23, akuzohen për rrezikim të jetës së fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Autoritetet njoftuan se ushqimi që u është dhënë fëmijëve në kopsht, ishte spërkatur me melatoninë pa dijeninë e prindërve.

Melatonina është një preparat që përdoret për të ndihmuar personat me pagjumësi, dhe në përgjithësi është i sigurt për përdorim të shkurtër është thënë nga klinika Mayo.

“Është një medikament që jepet për të ndihmuar personat që kanë probleme me pagjumësi, por për t’ua dhënë fëmijëve është dashur të informohen prindërit dhe të marrin miratimin e tyre, është shumë brengosëse”, tha Heather Hamel, zëdhënëse e policisë. /Telegrafi/

Read Entire Article